Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROCKETS - MAVS

Doncic me triple-double, Dallas fiton Houstonin

FOTO / NBA

Doncic me triple-double, Dallas fiton Houstonin


5 January, 2021 @8:36

Dallas Mavericks e mposhti Huston Rocketsin me rezultat 100-113.

Ylli slloven, Luka Doncic, shkëlqeu me triple-double prej 33 pikëve, 16 kërcimeve e 11 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Tim Hardaway Jr me 30 pikë të tjera.

Për Doncicin ishte triple-double i parë i sezonit.

Në anën tjetër, James Harden u rikthye pas një lënimi të lehtë me 21 pikë e 10 kërcime, kurse koshashënuesi më i mirë ishte Christian Wood me 23 pikë.

Dallas me 3 fitore e 4 humbje gjendet në pozitën e tetë në Konferencën Perëndimore, derisa Houstoni ka bilanc prej 2 fitoreve e 3 humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga NBA