SPURS - MAVS
Doncic me triple-double, Dallasi fiton derbin
27 February, 2020 @9:41
Në derbin e Teksasit fitues doli Dallasi, duke e mposhtur San Antonio Spursin me rezultat 103-109.
Talenti slloven, Luka Doncic, përsëri ishte në skenë me performancën e tij. Ai shkëlqeu me triple-double prej 26 pikëve, 14 asistimeve e 10 kërcimeve, derisa partneri i tij Kristaps Porzingis luajti me 28 pikë e 12 kërcime.
Luka Doncic e regjistroi triple-doublen e 21-të të karrierës së tij dhe u barazua me Jason Kiddin. Kiddi këtë shifër e kishte arritur te Dallasi pas 500 ndeshjeve, derisa Doncici pas 119.
Te Spursat u veçua DeMar DeRozan me 27 pikë, 9 asistime e 8 kërcime.
Kjo ishte fitorja e 36 e Dallasit krahas 23 humbjeve që i ka dhe gjendet në pozitën e shtatë në Konferencën Perëndimore, kurse San Antonio ka bilanc prej 24 fitoreve e 33 humbjeve.