Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MAVS - HAWKS

Doncic me triple-double, Dallasi fiton ngushtë

FOTO / NBA

Doncic me triple-double, Dallasi fiton ngushtë


11 February, 2021 @11:10

Dallas Mavericks e mposhti Atlanta Hawksin me rezultat të ngushtë 118-117.

Ylli slloven, Luka Doncic, përsëri ishte shpëtimtar i skuadrës. Ai luajti me shifrat magjike triple-double prej 28 pikëve, 10 kërcimeve e 10 asistimeve, kurse ndihmë mori edhe nga Jalen Brunson me 21 pikë.

Te Atlanta John Collins me 33 pikë, derisa shkëlqeu edhe Trae Young me 25 pikë, 15 asistime e 7 kërcime.

Dallasi e regjistroi fitoren e tretë rresht dhe 12 në total krahas 14 humbjeve, kurse Atlanta Hawks ka bilanc prej 11 fitoreve e 13 humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga NBA