Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALL STAR 2020

Doncic në All Star, caktohen pesëshet

Doncic në All Star, caktohen pesëshet


24 January, 2020 @10:23

Janë caktuar pesëshet e para dhe kapitenët për ndeshjen më atraktive të stinorit në NBA, pra atë All Star.

Në konferencën Perëndimore duke mbledhur më së shumti vota, kapiteni i skuadrës është zgjedhur super ylli i Lakersave, LeBron James, derisa në Lindje kapiteni i skuadrës do të jetë Giannis Antetokounmpo.

Me Jamesin së bashku në pesëshen e parë do të jenë edhe: James Harden, Anthony Davis, Kawhi Leonard dhe Luka Doncic, derisa me Antetokounmpon: Kemba Walker, Joel Embiid, Trae Young dhe Pascal Siakam.

Për Luka Doncic, Trae Young dhe Pascal Siakam, do të jetë hera e parë që do të marrin pjesë në All Star.

Rezervistët e All Starit 2020 do të zgjedhen nga trajnerit, e këta emra do të publikohen më 30 janar.

Nga të gjithë rezervistët e zgjedhur nga trajnerët, dy kapitenët James dhe Giannis, do të zgjedhin lojtarët për t’i kompletuar skuadrat e tyre.

Ndeshja e All Starit 2020 do të luhet më 16 shkurt në Chicago.


 
Të gjitha lajmet nga NBA