LARGOHET
Dorëhiqet kreu i FBK-së
6 March, 2018 @19:10
Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, ndërsa kryetari i radhës në shtëpinë e basketbollit kosovar do të zgjidhet pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm, 5 prill 2018.
Belegu, që së fundi u angazhua në politikë, ka bërë të ditur se ka pyetur agjensionin anti-korrupsion të Kosovës lidhur me ushtrimin e këtyre funksioneve në të njejtën kohë dhe përgjigja që ka marrë ka qenë se - është e ndaluar.
Pas kësaj përgjigjeje, ai ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në FBK, ndërsa i ka falenderuar bashkëpunëtorët e deritashëm aty.