ÇEREKU I PARË I FINALES
6 pikë dallim pas 10 minutave
4 March, 2018 @19:48
Ka përfunduar çereku i parë i finales së Kupës së Kosovës ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës.
Epërsia fillestare prej 12-5 e Bashkimit u shkri shpejt nga Sigal Prishtina, që kapi përparësinë 14-16.
Në minutat e fundit, Bashkimi përkundër se u mundua, Prishtina e mbylli me 6 pikë avantazh 10 minutëshin e parë të duelit, 17-23.
Aaron Moss te Bashkimi është më efikasi aktualisht me 8 pikë, ndërsa te Sigal Prishtina, Alban Veseli me tri treshe dhe 11 pikë në total po udhëheq ekipin drejt fitores.