TREPÇA - LIPJANI
Dorëzohen në çerekun e fundit
28 March, 2019 @22:24
Skuadra e Lipjanit në ndeshjen ku luftoi tre çerekë kundër Trepçës, u dorëzua në 10 minutëshin e fundit, duke u mposhtur me rezultat 104-78.
Trepça ishte favorite në këtë ndeshje, por vetëm në çerekun e katërt luajti me këtë epitet.
Tre lojtarë te Trepça luajtën me mbi 20 pikë. Besnik Azemi dhe Aaron Anderson luajtën me nga 22 pikë secili, derisa u ndihmuan edhe nga Samir Zekiqi me 21 pikë dhe Imer Tahiri me 16 pikë të tjera.
Te Lipjani katër lojtarë shënuan pikë dyshifrore, John Johnson 23 pikë, Michael Mitchell 18 pikë, Arian Memeti 16 dhe Musab Mala me 15 pikë.
Trepça me këtë fitore e siguroi Play Offin. Skuadra mitrovicase aktualisht ka bilanc prej 10 fitoreve e 14 humbjeve, derisa Lipjani me shumë gjasa do të jetë në Play Out, pasi që Borea nuk është duke dhënë sinjale të mira për të shpëtuar nga pozita e fundit të tabelës.