VËLLAZNIMI - VUSHTRRIA
Vëllaznimi lider në xhiron fundit
28 March, 2019 @21:21
Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës me fitore ndaj Vushtrrisë sonte në Shani Nushi ka kryer pjesën e rregullt të stinorit me bilanc 16-2 dhe përkohësisht ka marrë pozitën e liderit të Ligës së Parë.
Pas çerekut të parë që i takoi mysafirëve 18-23, gjakovarët kanë shpërthyer tërësisht në çerek të dytë 34-6 dhe me 52-29 kanë përfunduar pjesën e parë të ndeshjes.
Më pas, problem nuk kishte dhe fitorja 85-67 vetëm përcaktoi rezultatin përfundimtar të lojës.
Edmond Kryeziu m 21 pikë ishte më fikasi te Vëllaznimi sonet, ndërsa nga 11 pikë shënuan Ardit Memqaj dhe Albatrit Berisha.
Te Vushtrria më i dalluari ishte Butrint Zabërxha me 17 pikë e 12 kërcime, derisa kapiteni Veton Tërstena shënoi 14 pikë, 3 më shumë sesa i riu Mendrit Ademi.
Me këtë fitore Vëllaznimi tash pret vetëm ardhjen e PlayOffit dhe mundësinë për t’iu kthyer Superligës.
Në anën tjetër, Vushtrria do të duhet të pres rezultatin e Kerasan Prishtinës në vikend për të kuptuar nëse shpëtoi stinorin në Ligë të Parë, apo do të duhet të luaj ndeshje PlayOuti.