MEDIA
Kosovari Divine Myles
28 March, 2019 @11:30
Basketbollisti i Prishtinës, Divine Myles, pritet të veshë tash e tutje edhe fanellën e përfaqësueses së Kosovës, ka bërë të ditur sot Koha ditore.
Gazeta ka mësuar se me kërkesë të selektorit Damir Mulaomerovic, për raundin e fundit shtesë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021, Myles do të natyralizohet.
Kosova, pas eliminimit nga grupi me Maqedoninë dhe Rumaninë, tashmë do ta ketë rastin e fundit për të kaluar fazën parakualifikuese gjatë verës, ku kundërshtar do të ketë Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.
Myles ka pasur mesatare prej 16.2 pikëve, 4.1 kërcimeve dhe 4.4 asistimeve për ndeshje këtë stinor me bardhekaltërit.
Ky raund parakualifikues do të zhvillohet prej datës 3 deri më datën 21 gusht 2019.