GRUPI A: SLLOVENIA-GREQIA
Dragic-Doncic, Sllovenia shkëlqen edhe ndaj Greqisë
3 September, 2017 @18:09
Ndeshja më interesante e ditës në Grupin A të Eurobasketit sot u zhvillua ndërmjet Sllovenisë dhe Greqisë, ku pas një lufte të madhe, sllovenët në çerekunë e fundit kthyen ndeshjen në të mirë të tyre, për ta fituar në fund, 78-72.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Greqia kishte epërsi 52-58 10 minuta para fudit të takimit, por të udhëhequr nga ylli i Miami Heatit, Goran Dragic dhe ai i Real Madridit, Luka Doncic, Sllovenia ka arritur të përmbys epërsinë dhe të fitojë me 6 pikë dallim në fund.
Kjo ka qenë fitorja e tretë e Sllovenisë nga po aq ndeshje dhe tashmë është ekipi i vetëm në Grupin A që nuk ka shijuar humbjen dhe po vazhdon me super-ritëm në duelet e radhës.
Dragic ka shënuar 20 pikë, 4 asistime e 4 kërcime, ndërsa Doncic ka shtuar 22 pikë, 5 kërcime e 3 asistime në këttë fitore. Pos tyre, vetëm edhe Klemen Prepelic shënoi pikë dyshifrore, 16.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Te Greqia, Kostas Sloukas u dallua me 18 pikë, ndërsa Georgios Printezis kreu ndeshjen me double-double prej 10 pikëve e 10 kërcimeve, por pa arritur të shmangin humbjen e dytë të ekipit të tyre në Grupin A.