GRUPI D: RUSIA-SERBIA
Rusia ngushtë ndaj Serbisë, për fitoren e dytë
2 September, 2017 @17:54
Përfaqësuesja ruse ka shënuar fitore në ndeshjen derbi të Grupit D të Eurobasket 2017 duke e mposhtur Serbinë ngushtë, 75-72.
Gjatë gjithë ndeshjes fituesi nuk është ditur dhe asnjëra skuadër s’ka mundur të krijojë distancë për fund të qetë, derisa Rusia 1 minutë e gjysëm para fundit të ndeshjes përmes Aleksei Shvedit, që ka qenë më efikasi në ekip, ka shënuar për 75-68.
TABELAT AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Deri në fund, përkundër pikëve të shënuara, Serbia nuk arriti t’i shmagej humbjes për përfundimtaren 75-72.
Aleksei Shved me 22 pikë e 4 asistime ka qenë më efikasi te Rusia që tash ka 2 fitore nga 2 ndeshjet e para, derisa përveç tij edhe Timofey Mozgov shënoi 11 pikë e 8 kërcime, ndërsa Nikita Kurbanov 11 pikë e 7 kërcime.
Te Serbia më të dalluarit ishin Bogdan Bogdanovic dhe Boban Marjanovic me nga 19 pikë të shënuara secili, që nuk arritën ta shmangin ekipin nga humbja e parë në Grupin D.