Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - TEUTA

Dramën në Karagaç e fiton Peja me përmbysje

Dramën në Karagaç e fiton Peja me përmbysje


18 January, 2022 @19:17

Peja ka shënuar fitore ndaj Teutës Karagaç sonte, pas një ndeshjeje tejet interesante, derisa kanë arritur të shkrijnë epërsinë e mysafirëve në 5-minutëshin e fundit të ndeshjes për të fituar ngushtë në fund, 103-101.

Pas çerekut të parë të ndeshjes Peja ka hyrë në disanvatazh ndaj Teutës. Durrësakët në çerek të dytë të ndeshjes morrën epërsinë 34-36 më pas 36-38 dhe e ruajtën atë gjatë në ndeshje, deri kur shqiponjat u zgjuan për tu rikthyer në lojë.

Teuta reagoi edhe njëherë për të barazuar në 91-91, 4.05 minuta para fundit, por vendasit përsëri kapën epërsinë dhe nuk u kthyen më prapa në rezultat për të fituar në fund.

Stephan Maxwell ka qenë përsëri në element. Ai ka kryer ndeshjen me 30 pikë të shënuara dhe 11 kërcime, derisa ka bërë edhe një asistim.

Dardan Berisha shënoi 26 pikë e 7 asistime, ndërsa për tre pikë shutoi me efikasitet 3/10. 20 pikë i dha Tyrone White, që luajti me 7 asistime shtesë, që gjithashtu nuk ndezi sonte me treshe, duke shutuar 1/7.

Te Teuta pesë lojtarë luajtën me pikë dyshifrore, ndërsa me bilans më të mirë ndeshjen e kreu Cameron Saterwhite, që dha 26 pikë e 4 asistime. 18 pikë e 7 kërcime i shënoi Frenki Lilaj, që s’mjaftuan në fund për të arritur fitore në Karagaç.

Pas kësaj ndeshjeje Peja bën bilansin 6-2, ndërsa Teuta tash e ka bilansin neutral 4-4.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike