Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - PRISHTINA

Dramën pas vazhdimeve e fiton Trepça

Dramën pas vazhdimeve e fiton Trepça


18 February, 2022 @19:33

Ka përfunduar ndeshja ndër më dramatiket të këtij stinori, ndërsa Trepca ka arritur të mposht Prishtinën pas një dueli fantastik të të dyja skuadrave me 94-90 pas vazhdimeve, pasi që përballja në kohë të rregullt përfundoi 80-80.

Një duel fantastik ka përfunduar me fitoren e Trepcës në Mitrovicë, derisa ekipi i Lubomir Minchev ka vazhduar me lojëra të forta.

Pas një ndeshjeje ku Trepca kishte epërsinë prej fillimit dhe e thellonte atë në secilin cerek të ndeshjes, ndodhi përmbysja e madhe e Prishtinës në cerek të fundit për të barazuar gjithcka dhe për të cuar ndeshjen në vazhdime, 80-80 [28-25, 19-17, 16-14, 17-24].

Dachon Burke dhe Kenny Brown kthyen Prishtinën në lojë, për të shënuar pikët vendimtare në 15 sekondat e fundit të kohës së rregullt.

Në vazhdime Trepca hyri me mungesë të Amin Hotit, që ishte shumë i mirë në fillim të ndeshjes, derisa u përjashtua pas pesë gabimeve personale.

Por, kjo nuk i pengoi fare Trepcës, që epërsinë e Prishtinës në fillim të pesëminutëshit shtesë ta shndërrojë në fitore.

TABELA AKTUALE

Drilon Hajrizi me një treshe nxorri ekipin e tij në epërsi, ndërsa dallimi u bë kur ai një gjuajte të lirë nuk e shënoi e topin e kapur me ngulitje e dha Andrew Gordon.

Tri tentimet e fundit për tri pikë të Prishtinës nuk hynë në kosh dhe kështu Trepca në vazhdime fitoi 14-10 për përfundimtaren 94-90.

Me 21 pikë të shënuara Hajrizi ka qenë më i miri te Trepca, që shtoi edhe 9 asistime e 8 kërcime në këtë fitore.

19 pikë të tjera shënoi Corban Collins, derisa amerikani shutoi 5/10 për tre pikë.

Angazhimi i jashtëzakonshëm i Kenny Brown te Prishtina nuk dha fryt në fund. Ai kreu lojën me 29 pikë e 4 asistime, kurse Dachon Burke shënoi 16 pikë tjera.

Me këtë fitore, Trepca merr epërsinë ndaj Prishtinës në duelet e ndërsjella në Superligë 2-1, si dhe bën bilancin aktual në renditje 14-6. Prishtina është në 10-10 me këtë ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga