Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAPITENI I RI I REPREZENTACIONIT

Driloni kapiten i Kosovës

Drilon Hajrizi duke festuar pikët e shënuara me Kosovën, përgjatë përballjeve të para të grupit/ TOPSPORTI/ A. Paçarizi

Driloni kapiten i Kosovës


Teksti: FBK

22 November, 2020 @18:11

Drilon Hajziri do të jetë kapiten i Kosovës në ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Islandës.

Hajrizi është zgjedhur kapiten i Kosovës dhe basketbollisti nga Mitrovica si gjithmonë ka premtuar se do të japë 100 % nga vetja në këto sfida. Ai gjithmonë ka dhënë maksimumin me fanellën e Kosovës.

Hajrizi është kapiten i Pejës, derisa ka luajtur edhe për Trepçën, Bashkimin e Sigal Prishtinën, katërshen e madhe të basketbollit të Kosovës dhe ka përvojë edhe nga basketbolli në Japoni.

Në këto dy ndeshje do të mungojë Dardan Berisha, për shkak të infektimit me Covid-19.

Këto dy ndeshje do të zhvillohen më 26, përkatësisht 28 nëntor në Bratisllavë. Takimet janë të vlefshme në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Kosova është lidere e grupit me dy fitore. Dardanët kanë mundur Islandën dhe Luskemburgun.

TABELA AKTUALE:

1. Kosova 2-0
2. Islanda 1-1
3. Sllovakia 1-1
4. Luksemburgu 0-2.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja