Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP

Driloni MVP i All Star 2016

Driloni MVP i All Star 2016


1 April, 2016 @20:56

Basketbollisti i Pejës, Drilon Hajrizi, është përzgjedhur lojtari më i mirë i natës All Star 2016 të Kosovës, ku ekipi i vendorëve u mposht nga të huajt me dy pikë epërsi.

Sidoqoftë, rezultati nuk e ka penguar komisionin vlerësues t’ia jep epitetin e lojtarit më të mirë të ndeshjes Drilon Hajrizit, që për herë të parë luajti në “Minatorin” e renovuar dhe ka shënuar më së shumti pikë për ekipin e vendorëve, duke qenë i pandalshëm në pjesën më të madhe të ndeshjes.

“Ka qenë një ndeshje atraktive dhe shumë e mirë. Shpresoj që publiku të jetë kënaqur dhe falenderoj për çmimin,” ka thënë Drilon pas ndeshjes për mikrofonin e Super Sportit.

 



FAKT:

Në fillim të ndeshjes Drilon Hajrizit i është dhuruar një tortë me ngjyra të Trepçës nga Torcidat e pranishme në palestrën "Minatori".

 
Të gjitha lajmet nga