GJILAN
Drita, e fortë për RTV 21
8 December, 2013 @23:24
Drita ka shuar shpresat e RTV 21 për fitore sonte në Gjilan. Djelmoshat e trajnerit Gyltekin Selimi kanë qenë tejet luftarak dhe kanë arritur t’i shkaktojnë humbjen e tetë Teleboysave të Arben Krasniqit në Superligë. Kjo është fitorja e dytë e gjilanasve ndaj RTV 21 dhe me këtë ata kanë bërë një hap të madh drejt luftës për katërshen që dërgon për Play-Off.
Jermelle Fraser bashkë me Fisnik Mehmetin kanë qenë ndër më të mirët dhe më meritorët për fitoren e Dritës, derisa e tërë pesëshja e parë ka qenë në nivel të detyrës.
Në anën tjetër, te RTV 21, pikët e Brandon Jenkins dhe dhe Derrio Greenit nuk mjaftuan për rikthim, pasi që djelmoshat e Arben Krasniqit kishin humbur çerekun e parë me diferencë të madhe (26-12).
Kështu Drita tash ka barazuar bilancin e fitoreve dhe humbjeve në gjashtë nga secila, duke e lënë 21-shin në vetëm tre fitore, prej të cilave vetëm një me Krasniqin.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore:
Drita | RTV21 | ||
Çereku i parë | 26 | 12 | |
Çereku i dytë | 19 | 23 | |
Çereku i tretë | 25 | 20 | |
Çereku i katërt | 18 | 20 | |
Kërcime | 38 | 46 | |
Asistime | 16 | 16 | |
Bllokada | 3 | 6 | |
Topa të vjedhur | 12 | 6 | |
Topa të humbur | 13 | 22 | |
Tentime për tre pikë | 5/23 | 6/22 | |
Tentime për dy pikë | 28/49 | 21/55 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 17/32 | 15/19 |
Statistikat individuale te Drita:
1 | Jermelle Fraser | 26 pikë | 6 kërcime | 5 asistime |
2 | Fisnik Mehmeti | 21 pikë | 19 kërcime | 1 asistim |
3 | Takais Brown | 17 pikë | 8 kërcime | 5 asistime |
4 | Driton Sylejmani | 14 pikë | 5 kërcime | 3 topa të vjedhura |
5 | Adem Dushica | 10 pikë | 3 asistime | 3 topa të vjedhura |
Statistikat individuale te RTV 21:
1 | Brendon Jenksins | 22 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
2 | Derrio Green | 13 pikë | 7 asistime | 3 topa të vjedhura |
3 | Samir Zekiqi | 8 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
4 | Papa Dia | 7 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
5 | Jeremy Price | 6 pikë | 10 kërcime | 1 bllokad |
6 | Elvan Iljazi | 6 pikë | 3 kërcime | |
7 | Erris Nushi | 5 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
8 | Ard Islami | 5 pikë | ||
9 | Urim Zenelaj | 3 pikë | 11 kërcime | 2 bllokada |