Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: DRITA - PRSHTINA E RE

Drita fiton, ndjek kryesuesin në hap

Drita fiton, ndjek kryesuesin në hap


29 November, 2020 @13:19

Skuadra e Dritës ka shënuar edhe fitoren e gjashtë të stinorit në Ligë të Parë të Kosovës, duke e mposhtur sot Prishtinën e RePetrit Selishta të Gjilanit 91-75, në përballjen që nisi në 11:30.

Të drejtuar nga Agron Bislimi gjilanasit kanë shkuar lehtë te fitorja, duke krijuar epërsi të mjaftueshme në pjesë të parë, ndërsa në pjesë të dytë vetëm ruajtën rezultatin.

Tre lojtarë të Dritës shënuan nga 15 pikë në këtë fitore, ndërsa 5 lojtarë të Dritës kryen ndeshjen me pikë dyshifrore. Nga 15 shënuan Rinor Ahmeti, Bardh Jakupi e Driton Sylejmani.

TABELA AKTUALE

Prishtina e Re në anën tjetër përkundër mundit të madh të treguar nga dyshja Luftim Cikaqi e Arti Islamaj, nuk arritën të shkojnë te fitorja.

Cikaqi kreu ndeshjen me 22 pikë e 11 kërcime, duke luajtur pa pushim për 40 minuta lojë, ndërsa Islamaj dha 10 pikë, 11 kërcime e 8 asistime për ekipin e drejtuar nga Albert Sylejmani.

Pas kësaj ndeshjeje, Drita bën bilansin 6-1 dhe gjendet në pozitë të dytë duke e ndjekur në hap liderin AS Prishtina, kurse Prishtina e Re është në vijë të pjesës që rrëzon nga Liga e Parë, me bilans 1-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë