Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYQTARËT

Drita, Gjilani e Llapi - mësojnë referët e ndeshjeve në Ligë të Konferencës

Feday San, refer kryesor i ndeshjes Buducnost-Llapi/ Foto: limmattalerzeitung

Drita, Gjilani e Llapi - mësojnë referët e ndeshjeve në Ligë të Konferencës


21 June, 2022 @14:17

Tre skuadrat kosovare që do të garojnë në Ligë të Konferencës këtë stinor, Drita, Gjilani e Llapi, kanë mësuar referët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e tyre përkatëse.

Kështu, Drita që është mysafire e Interit finlandez më 6 korrik në ndeshjen që nis prej orës 17:00 do të ketë referë nga Çekia në fushë.

Jan Petrik, kryesor; Kamil Hajek dhe Matej Vicek anësorë, ndërsa Jan Machalek është gjyqtar i katërt.

Gjilani që pret Liepajan letoneze më 7 korrik me fillim prej orës 20:00 ka katërshen uellsiane në ndarje të drejtësisë.

Robert Jenkins, kryesor; Lewiss Edwards dhe Jonathon Bryant anësorë; ndërsa John Jones është zyrtari i katërt i ekipit të gjyqtarëve në këtë ndeshje.

Llapi ndërkaq do të ketë katërshen zvicerane në ndarje drejtësie. Përballja Buduçnost-Llapi që luhet më 7 korrik me fillim prej orës 20:30 në Podgoricë do të drejtohet nga Fedayi San kryesor, Stephane de Almeida dhe Zurcher Benjamin - anësorë, ndërsa gjyqtar i katërt është Sandro Scharer, bën të ditur UEFA-ja në njoftimin e saj.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League