DRITA FITON DERBIN
Drita i kthehet fitores, duke fituar derbin me Dabiqajn vendimtar
22 September, 2024 @18:51
Derbi i luftuar mjaft nga të dyja palët i ka takuar vendasve. Drita ka shënuar fitoren e tretë kampionale në katër ndeshje të luajtura nga gjashtë xhirot e para të stinorit, duke e mposhtur kampionin aktual, Ballkanin.
Ka qenë mesfushori Albert Dabiqaj që i ka dhënë fitoren Dritës, kur qëlloi me kokë (83’) nga krosimi i Egzon Bejtullait për të shënuar për 1-0 përfundimtare dhe për t’ia shkaktuar humbjen e parë Artim Pollozhanit në krye të Ballkanit, ndërsa humbjen e dytë kampionale suharekasve!
Pas dy rasteve të Dritës në fillim të ndeshjes, ka qenë sulmuesi i ardhur këtë verë te Ballkani, Sunday Adetunji që ka humbur një rast të madh për ekipin e tij! Më pas Ballkanit iu lëndua mesfushori i ri Lindon Emërllahu, që u desht detyrimisht të zëvendësohej kah fundi i pjesës së parë me Marsel Ismajlgecin. Në 20 minutat e fundit të ndeshjes Ballkani luajti me një lojtar më pak në ndeshje, pasi që i posafuturi në lojë Bernard Karrica mori karton të kuq pas një faulimi me bërryl ndaj lojtarit kundërshtar.
Në pjesë të dytë ndeshja edhe më me kontroll nga të dyja palët, të dy trajnerët bënë zëvendësime gjatë periudhës, ndërsa kur dueli u fut në 10 minutëshin e fundit të kohës së rregullt në skenë doli mesfushori Dabiqaj që vulosi fatin e takimit, Drita - Ballkani 1-0 [Albert Dabiqaj 83’].
Me fitore, Drita ka 9 pikë dhe është e gjashta në renditje sot, ndërsa Ballkani me humbjen e dytë sezonale është i katërti dhe ka 10 pikë nga gjashtë ndeshje të luajtura në gjashtë xhirot e para të stinorit.