GJILANASIT MBETËN PA PLAYOFF

Drita me fitore, për dy pikë i ikën PlayOffi
14 March, 2023 @22:37
Skuadra e Dritës nuk ka arritur këtë stinor të sigurojë PlayOffin e Ligës së Parë për të shpresuar për një rikthim në Superligë, ndërsa në ndeshjen e zhvilluar sonte ekipi gjilanas ka mbyllur stinorin me fitore, duke e mposhtur tashmë skuadrën e rënë nga Liga e Parë, Dukagjinin.
Në palestreën e Klinës, Dukagjini u mposht prej Dritës me rezultat 74-90, ndërsa dallimi kryesor në ndeshje u bë gjatë çerekut të parë, kur gjilanasit morrën avantazhin 9-26, për të shkuar lehtë te fitorja.
Diellor Maksuti luajti me 21 pikë në këtë fitore, ndërsa 18 pikë, 8 asistime e 7 kërcime bëri Qëndrim Demi. Te Dukagjini, që u përshëndet nga Liga e Parë përfundimisht, Ergyn Rushiti me 27 pikë ka qenë më i dalluari.
Drita mbylli stinorin pas XXXIII xhirosh me 30 ndeshje, në bilansin pozitiv 18-12, ndërsa Dukagjini i rënë, është në 7-22 (me një ndeshje të pazhvilluar ndaj AS Prishtinës.