EKSKLUZIVE
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Drita përforcohet me Arian Memetin
7 January, 2021 @21:15
Drita ka shtuar në skuadër Arian Memetin.
Sipas burimeve të TopSportit, ky transferim do të zyrtarizohet pas nesër.
Memeti karrierën e tij ka nisur te Drita, derisa në folenë e tij do ta kërkojë rikthimin e skuadrës në Superligë.
Ariani gjithashtu gjatë karrierës së tij ka luajtur në Superligë te skuadrat si Prishtina, Trepça e Lipjani.
Drita aktualisht gjendet në pozitën e dytë në Ligën e Parë me 8 fitore e 1 humbje.