Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - NEW BASKET

Drita regjistron fitoren e parë

FOTO / Drita

Drita regjistron fitoren e parë


10 November, 2020 @12:54

Skuadra gjilanese Drita, duke e mposhtur New Basketin me rezultat 72-67, e regjistroi fitoren e parë të sezonit 2020/21.

Edhe pse rezultati ishte ngushtë gjatë ndeshjes, por Drita e kontrolloi më mirë ndeshjen dhe arriti fitoren e parë të stinorit.

Qëndrim Demi dhe Bardh Jakupi me nga 17 pikë secili, ishin konshashënuesit më të mirë te Drita.

Në anën tjetër 27 pikët dhe 13 kërcimet e Bardh Rexhës, nuk mjaftuan për fitoren e New Basketit.

TABELA AKTUALE

Drita aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 1 fitore e 1 humbje, kurse New Basket ende është pa fitore pas 2 xhirove.

Në xhiron tjetër Drita takohet me Lipjanin, kurse New Basket me Prishtinën e Re.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë