Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILAN

Drita siguron Kastriot Selmanin nga Llapi

Drita siguron Kastriot Selmanin nga Llapi


14 June, 2022 @17:21

Futbollisti 22-vjeçar Kastriot Selmani ka lënë Llapin për tu bërë pjesë e Dritës së Gjilanit. Sulmuesi i krahut të djathtë, ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me ekipin e Dritës dhe tashmë pritet të jetë njëri ndër lojtarët kyq në të ardhmen te “intelektualët”.

Së fundi, Selmani në stinorin 2021/22 ka shënuar katër gola në Superligë për Llapin, ndërsa është bërë asistuesi i dytë më i mirë i Superligës, me tetë sosh.

Ai ka regjistruar 102 ndeshje të zhvilluara me Llapin. Vlera e Kastriotit sipas Transfermarkt.de aktualisht llogaritet të jetë 275 mijë euro.

Për të përmendur patjetër, ai ka qenë pjesë e Kosovës U19 dhe Kosovës U21.


 
Të gjitha lajmet nga