Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA 3x3

Dueli dramatik, Kosova mposhtë Shqipërinë

Foto: FBK

Dueli dramatik, Kosova mposhtë Shqipërinë


Tekst: FBK

4 June, 2022 @10:52

Kosova 3x3 te meshkujt ka shënuar fitore ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë të grupit në parakualifikimet e FIBA Europe Cup, që po zhvillohen në Qipro. Dardanët kanë mundur kuqezinjtë me rezultat 13:10.

Në fakt, ndeshjen shumë më mirë e nisi Shqipëria, duke pasur epërsi prej 0:6, por me kalimin e minutave, djelmoshat kosovarë u këndellën për të barazuar rezultatin në 8:8, e më pas për të kaluar për herë të parë në epërsi 10:9.

Në momentet e fundit të takimit, Dardanët ishin më të vëmendshëm, duke triumfuar 13:10.

Ndeshjen e dytë dhe të fundit, Kosova e ka ndaj Irlandës, që zhvillohet sot nga ora 14:50.

Fituesit e grupeve plasohen në gjysmëfinale, ekipet që përfundojnë 2 dhe 3 në grupe, zhvillojnë edhe një eliminatore për gjysmëfinale. Vetëm kampioni i turneut e fiton të drejtën për FIBA Europe Cup.

Në këto parakualifikimet marrin pjesë edhe vashat e Kosovës që janë në grup me Irlandën dhe Andorrën.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja