Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË MESJAVË

Dueli i më të mirëve, hap pjesën e dytë të stinorit

Nga stërvitjet e Trepçës gjatë ditës së kaluar/ Foto: KBTrepça/fb

Dueli i më të mirëve, hap pjesën e dytë të stinorit


10 January, 2022 @22:39

Një superduel, mes skuadrave më të mira të pjesës vjeshtore të stinorit do të hap pjesën e dytë të stinorit në Superligë.

Minatorin e zjarrtë, Trepça lidere e Superligës me bilans 10-4 pret kampionin aktual, Ylli, që kreu vitin 2021 me bilans të njëjtë, në pozitë të dytë.

KB Trepça në një njoftim të botuar në llogarinë e klubit ka bërë të ditur se biletat për ndeshje do të dalin në shitje në ditën e ndeshjes, më 12 janar 2022 me fillim prej orës 13:00, pranë palestrës Minatori.

Ndeshja e madhe ku pritet të shihet një luftë e vërtetë dhe drejtohet nga strategët e huaj të skuadrave përkatëse, Lubomir Minchev e Adis Beciragic - njërës skuadër do t’ia sjellë humbjen e pestë sezonale në Superligë.

E cila do të dalë me fitore nga kjo ndeshje mbetet të shihet të mërkurën mbrëma.

Sa i përket dueleve të deritashme të stinorit në Superligë, të dyja kanë shënuar nga një fitore ndaj tjetrës dhe atë si vendas.

Derisa Trepça kishte triumfuar ngushtë ndaj Yllit në xhiron e parë të stinorit 72-69, suharekasit i ishin përgjigjur bindshëm mitrovicasve në 13 qershori me 91-68.

E në janarin e ftohtë, përforcimet e nxehta të mitrovicasve pritet të debutojnë në këtë duel, pasi që Trepça zyrtarizoi në fund të vitit 2021 Ryan Wright, kurse në fillim të vitit 2022 edhe Corban Collins.

Në anën tjetër te Ylli po pritet një përforcim i huaj i rëndësishëm, por nga skuadra nuk është zyrtarizuar asgjë, derisa lojtarët kanë kryer përgatitjet në mot të mirë të bregdetit shqiptar në Durrës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga