Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA DUELIT NDAJ NORVEGJEZËVE

Dueli i vetëm i shkurtit, kërkon fitore patjetër

Foto: FIBA

Dueli i vetëm i shkurtit, kërkon fitore patjetër


20 February, 2022 @9:41

Një ditë pas shpalljes së listës së të ftuarve nga përzgjedhësi Christos Marmarinos për ndeshjen parakualifikuese për Eurobasket 2025, Kosova pritet të nis përgatitjet për duel ndaj Norvegjisë këto ditë.

Norvegjia i kishte shkaktuar humbje Kosovës në duelin e parë të zhvilluar në Bergen, 86-77, gjatë nëntorit të vitit të kaluar në ndeshjen e parë të grupit. Më pas Kosova mposhti Danimarkën në Prishtinë për të bërë bilancin 1-1 në grup.

Mirëpo, në Grupin C ku bën pjesë Kosova janë vetëm tri skuadra pjesëmarrëse dhe vetëm vendi i parë i grupit siguron kalimin në fazë të dytë të parakualifikimeve për në Eurobasket 2025.

Kështu, Kosovës i duhet patjetër fitorja ndaj Norvegjisë dhe atë do të ishte shumë mirë që të arrihet me minimalisht 10 pikë dallim, që në rast të bilancit të barabartë në fund të përballjeve grupore, të ketë epërsinë në duelet e ndërsjella.

Një gjë që do të jetë ndoshta mirë për Kosovën është Norvegjia së pari do të luajë ndaj Danimarkës më 24 shkurt dhe pas tri ditësh do të arrijë në Mitrovicë për ndeshjen ndaj Kosovës, ku pritet të jetë atmosferë e zjarrtë ashtu që Dardanët të arrijnë fitoren e dytë në grup.

Nga lojtarët e ftuar prej Marmarinosit, sinjal i mirë është rikthimi i Scott Bamforthit, që është një playmaker i shkëlqyeshëm, ndërsa bashkë me Valon Bunjakun - pritet të dominojnë në këtë pozitë sa i përket përballjes me kundërshtarin.

Forma e mirë e disa lojtarëve të Kosovës nga përballjet e Superligës dhe Ligës Unike, jep shpresa për Dardanët, ndërsa në ditën e ndeshjes më 27 shkurt do të vendoset gjithcka, e humbja s’është opcion!

Nga lista e mëposhtme, vetëm njëri do të bie para ndeshjes, pasi që duhet të jenë 12 të ftuar në listën zyrtare që paraqitet në FIBA Europe.

Gjithashtu, mëposhtë është edhe tabela aktuale me ndeshjet e mbetura të grupit.



TË FTUARIT E MARMARINOS PËR NDESHJE NDAJ NORVEGJISË:

Dardan Berisha Dion Sheqiri Fisnik Rugova Meriton Ismaili
Erjon Kastrati Gëzim Morina Drilon Hajrizi Samir Zekiqi
Valon Bunjaku Muhamedali Janjeva Mikaile Tmusic Arti Hajdari
Scott Bamforth


TABELA AKTUALE E GRUPIT C:

1 Kosova 1-1
2 Norvegjia 1-0
3 Danimarka 0-1


NDESHJET E MBETURA TË GRUPIT C:

1 24 shkurt: Danimarka-Norvegjia 27 shkurt: Kosova-Norvegjia 30 qershor: Danimarka-Kosova 3 korrik: Norvegjia-Danimarka

 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja