Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Të ftuarit nga Marmarinos, rikthehet Bamforth

Të ftuarit nga Marmarinos, rikthehet Bamforth


19 February, 2022 @17:02

Është publikuar lista e të ftuarve për ndeshjen që përfaqësuesja seniore e Kosovës në basketboll e luan ndaj Norvegjisë.

Ndeshja në fjalë do të luhet më 27 shkurt me fillim nga ora 19:00 në Mitrovicë dhe është e vlefshme për fazën parakualifikuese drejt EuroBasketit 2025, ndërsa të ftuarit nga përzgjedhësi Christos Marmarinos janë publikuar sot.

Lista e gjërë, e paraqitur më poshtë, përbëhet nga 13 basketbollistë, e më pas lista përfundimtare do të ketë 12.

Lista e gjërë e të ftuarve: Dardan Berisha, Dion Sheqiri, Fisnik Rugova, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Gëzim Morina, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Valon Bunjaku, Muhamedali Janjeva, Mikaile Tmusiq, Arti Hajdari dhe Scott Bamforth.

Pas një kohe të gjatë, në ekip është kthyer Scott Bamforth, amerikani i natyralizuar, i cili për momentin luan te skuadra franceze Le Mans.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja