Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALEKSANDAR JONCHEVSKI

Duhet harruar këtë lojë!

Foto: FBK

Duhet harruar këtë lojë!


30 December, 2022 @11:54

Trajneri i Trepçës, Aleksandar Jonchevski, ka qenë i pakënaqur pas ndeshjes ndaj Bashkimit mbrëmë. Ai ka gjuajtur “topin” te lojtarët e tij, të cilët thuajse nuk kanë qenë në lojë. Për më tepër, trajneri verimaqedonas i mitrovicasve që zëvendësoi Lubomir Minchevin në klub, ka thënë se një gjë e tillë nuk guxon të përsëritet.

“Asgjë nuk shkoi mirë që nga fillimi i ndeshjes. Humbëm shumë topa, në vend se t’i ndëshkojmë ata në hapësira. Lojtarët nuk ishin të fokosuar fare në lojë. Eshtë mirë të mësosh nga humbjet, por nga një humbje si kjo, as që ke çfarë të mësosh, kjo pasi që lojtarët s’ishin aty psikikisht,” ka thënë Jonchevski në deklaratën e tij pas ndeshjes.

Për më tepër, ai ka thënë se lojtarët e tij tani duhet të reagojnë për të mirë dhe t’i kthehen fuqishëm parketit.

“Neve na duhet të harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje dhe të reagojmë. Të reagojmë në mënyrë që të mos përsëritet kjo gjë, pasi që një lojë e tillë nuk guxon të përsëritet,” ka thënë ndër të tjera ai.

Për Trepçën, kjo ka qenë humbja e parë ndaj Bashkimit këtë stinor. Mitrovicasit kishin mposhtur prizrenasit si në kampionat (dy herë) ashtu edhe në Superkupë (një herë), ndërsa u befasuan të enjten mbrëma.

Me këtë humbje, Trepça tash ka bilanc 8-8, ndërsa ekipi ka bërë edhe një hap prapa në tabelë, për tu shtyer me treshen kryesuse të Superligës, Peja, Ylli e Prishtina, që janë skuadrat e vetme me bilanc pozitiv në elitë të basketbollit.


 
Të gjitha lajmet nga