Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMFI I PARË I PRIZRENASVE NDAJ MITROVICASVE

30-she nga Jones, Bashkimi befason Trepçën në “Minatori”

Fotot: KBBashkimi/fb

30-she nga Jones, Bashkimi befason Trepçën në “Minatori”


29 December, 2022 @22:34

Curtis Jones ka shënuar 30 pikë, ka rrëmbyer 3 topa nga kundërshtari dhe ka bërë 5 kërcime, derisa ka shutuar 6/10 për tri pikë në ndeshjen ku shkëlqeu, për t’ia sjellë Bashkimit fitoren e parë ndaj Trepçës në Superligë këtë stinor.

Trepça kishte mposhtur Bashkimin në dy duelet e para të stinorit në Superligë. Kësaj radhe Bashkimi nën drejtimin e Audrius Prakuraitisit u përkujdes për befasi, ndërsa ajo u pa që në pjesë të parë të ndeshjes kur prizrenasit pandalshëm shënonin, për të mbaruar pjesën e parë 31-54.

Samardo Samuels

Pas kësaj, mitrovicasit nuk arritën të rikthehen në lojë dhe u mposhtën në fund me 62-87 [14-24, 17-30, 13-18, 18-15].

Shiko: TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Pos Jonesit që dha 30 pikë, Dajuan Graf ka qenë i jashtëzakonshëm në lojë të ekipit. Ai dha 11 pikë, 11 kërcime e 7 asistime në fitore. Samardo Samuels gjithashtu tregoi cilësinë duke dhënë 11 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, ndërsa Daniel Lekndreaj shënoi 15 pikë!

Dajuan Graf

Te Trepça mundi i Drilon Hajrizit nuk ishte i mjaftueshëm. Kapiteni i minatorëve shënoi 18 pikë, bëri 7 kërcime e 4 rrëmbime topi, që s’mjaftuan. Nëse ka një gjë të mirë sonte që duhet përmendur te Trepça është rikthimi i Mikaile Tmusicit, që luajti 14:50 minuta.

Me fitore Bashkimi përmirëson paksa bilancin negativ që e ka në 6-10, ndërsa Trepçës tashmë i neutralizohet bilanci në 8-8!

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga