Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDIHMËS-TRAJENERI I RAHOVECIT

Duhet të tejkalojmë këtë krizë të rezultateve

Blerim Delibeqa, ndihmës-trajner i KB Rahoveci, në deklaratën e tij pas ndeshjes/ Foto: Screenshot

Duhet të tejkalojmë këtë krizë të rezultateve


31 January, 2021 @21:13

Rahoveci u mposht për herë të parë këtë stinor nga Bashkimi. Ndihmës trajneri i Rahovecit, Blerim Delibeqa në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ka thënë se ekipin e lëshoi koncentrimi në momentet kyqe të ndeshjes, që duket të ishte arsye e humbjes.

“Humbje e vështirë... Humbja në minutat e fundit ishte e rëndë, i uroj fitoren Bashkimit,” ka thënë fillimisht Delibeqa.

Si arsye të humbjes ai përmendi edhe ardhjen e dy përforcimeve së fundi, të cilëve u duhet edhe pak kohë për tu komponuar me skuadrën.

“Na lëshoi koncentrimi pak kah fundi. Natyrisht edhe lojtarët e ardhur nuk kanë pasur kohë të komponohen ende si duhet me ekipin. Shpresoj që të tejkalojmë këtë krizë të rezultateve sa më shpejt dhe t’i kthehemi fitoreve,” ka thënë ai.

Kujtojmë këtë afat kalimtar Rahoveci është përforcuar me dy reprezentues të Kosovës, Altin Moria dhe Arian Çallakaj. KB Rahoveci që ishte lider deri vonë në Superligë, ka pësuar një rënie të ecurisë së rezultateve dhe tashmë ka regjistruar humbjen e katërt me radhë në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga