Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KEVIN DURANT

Duranti operohet me sukses

Duranti operohet me sukses


12 June, 2019 @23:08

Super ylli i Golden State Warriorsave, Kevin Durant, e ka operuar me sukses tetivën e akilit.

Lajmin e bëri të ditur lojtari nga llogaria personale e tij, duke thënë se operimi kaloi me sukses.

Operimi im në tetivën e akilit ishte sot dhe kaloi me sukses. Kthimi im do të fillojë që nga sot. Falënderoj fansat dhe familjen për të gjitha mesazhet.

Jam shumë i dëshpëruar por ndihem mirë. Basketbolli është dashuria ime dhe dëshirova që t’i ndihmoj skuadrës, jam krenar që kam dhënë gjithçka fizikisht aq sa kam mundur, jam i lumtur që bashkëlojtarët e mi fituan.”

Do të jetë një rrugëtim, por unë kam lindur për këtë. Bashklojtarët e mi do të fitojnë edhe ndeshjen e gjashtë dhe do të festojmë së bashku,” ka thënë Durant.

SKEMA E PLAY OFFIT

Kevin Durant u lëndua dy herë brenda një kohe të shkurtër, derisa luajti në ndeshjen e pestë të serisë ende pa u shëruar nga lëndimi i parë.

Rezultati në serinë finale aktualisht është 3-2 në favor të Torontos.


 
Të gjitha lajmet nga NBA