ELVIRA DUSHKU
Dushku: Presim basketboll cilësor
10 February, 2017 @14:51
Gjatë konferencës së sotme për shtyp të FBK-së dhe nënshkrimit të marrëveshje me KB Trepça për organizimin e Final Fourit 2017 në Mitrovicë, u. d. Sekretare e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, ka thënë se nuk dyshon në organzimi të mirë të Trepçës, ndërsa FBK pret basketboll cilësor në Final Four.
“Ne si federatë i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ngjarje, e cila për ne është ndër më të rëndësishmet për këtë vit. Kupa e Kosovës po organizohet për herë të parë në Mitrovicë që nga viti 2010 dhe ne besojmë se Trepça do t’i kryej të gjitha obligimet që i ka në bazë të kontratës dhe do të organizoj këtë ngjarje, e cila besojmë se do të jetë madhështore. Po ashtu ne jemi të bindur se për këto dy ditë do të kemi rastin të shohim basketboll cilësor, i cili do t’i kënaq të gjithë adhuruesit e basketbollit që do të jenë të pranishëm në palestër, por edhe ata që do ta ndjekin në transmetim në SuperSport Kosova. Trepça tashmë është dëshmuar për organizime të mira të eventeve të mëdha pasi e ka ndihmuar FBK-në në organizimin e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian në verën e kaluar në Mitrovicë. Po ashtu dua të bëjmë të ditur se më 19 shkurt po në Mitrovicë do të mbahet Kuvendi i Punës i FBK-së, ku krerët më të lartë të federatës do të raportojnë para delegatëve të Kuvendit për punën e bërë gjatë vitit 2016” - ka thënë Dushku.
Të premten më 17 shkurt zhvillohen: Bashkimi - Peja dhe Trepça - Sigal Prishtina, ndërsa finalja e meshkujve dhe e femrave luhet të dielën më 19 shkurt.