PARA NDESHJES KERASANI - BOREA
Dy skuadrat më të rrezikuara takohen në kryeqytet
3 February, 2018 @11:54
Ndeshja hapëse e xhiros së XVIII të Superligës zhvillohet sonte me fillim nga ora 17:00 mes Kerasan Prishtinës dhe Boreas nga Peja.
Kerasani në këtë duel vjen pas humbjes nga Sigal Prishtina xhiron e shkuar, derisa Borea futet e super-motivuar pas fitores në derbin lokal ndaj Pejës.
Interesant është fakti që në secilën prej dy ndeshjeve të luajtura mes dy skuadrave në pjesën e parë të sezonit, fitorja i kishte takuar skuadrës mysafire; Borea kishte fituar në Prishtinë, derisa Kerasani kishte fituar në Pejë.
Sa i përket renditjes, këto skuadra ndodhen në fund të tabelës momentalisht dhe po luftojnë mes vete për ta arritur të paktën vendin e parafundit që dërgon në barazh apo edhe për të dalë plotësisht nga zona e rrezikshme.