PARA DERBIT
Tahiri: Synimi kryesor fitorja
2 February, 2018 @21:32
Basketbollisti i Trepçës, Imer Tahiri, në një bisedë me Borozani.com, ka thënë se synimi kryesor për skuadrën mitrovicase do të jetë fitorja në ndeshjen kundër Sigal Prishtinës, që do të zhvillohet nesër në ora 19:00 në palestrën “Minatori”.
“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe me ndihmën e lojtarit tonë të gjashtë “Torcidat” që na mbështesin në çdo ndeshje, ne e kemi për synim kryesor që në Mitrovicë të jemi skuadër e pamposhtur”, ka thënë fillimisht Imeri.
Tahiri gjithashtu ka thënë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë dhe pritet angazhimi i të gjithë lojtarëve në parket.
“Nesër me një lojë të organizuar mirë edhe një angazhim maksimal nga të gjithë skuadra, besoj që do t’i gëzojmë tifozët tonë me një fitore edhe pse nuk do të jetë e lehtë ngase edhe Prishtina ka ekip të mirë”.
Trepça e kapi një seri prej gjashtë fitoreve në Superligë dhe aktualisht gjendet në pozitën e pestë në tabelë, derisa synimi kryesor i skuadrës do të jetë Play Offi.