CSKA-REAL
Reali s’arrin kthimin, vendosi çereku i parë
1 February, 2018 @22:53
Derbi i natës në Euroligë sonte u zhvillua në Moskë, ku CSKA-ja pas një çereku të parë fantastik, 33-11, ka ‘siguruar’ fitoren ndaj Real Madridit.
Madrilenët e drejtuar nga Pablo Laso kanë bërë gjithçka në pjesë të dytë të ndeshjes, duke shkrirë avantazhin 24-29 dhe 15-27, por nuk ka mjaftuar për fitore.
Ish madrileni, Sergio Rodriguez me 18 pikë ka qenë më efikasi te CSKA-ja sonte, duke dhënë edhe 5 asistime, ndërsa në total gjashtë lojtarë të ekipit rus kanë shënuar pikë dyshifrore, prej të cilëve Will Clyburn arriti edhe double-double me 11 pikë e 10 kërcime.
Te Reali, slloveni i ri, Luka Doncic ka qenë më i miri. Ai ka shënuar 21 pikë, 5 kërcime, 5 asistime dhe 3 topa të rrëmbyer në ndeshje, por pamjaftueshëm për fitore.
Pas këtij dueli, CSKA-ja përforcohet në krye të Euroligës me bilanc 17-4, ndërsa Reali pësoi humbjen e tetë nga 21 ndeshjet e zhvilluara këtë stinor.