Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - VËLLAZNIMI

E 10-ta për Vëllaznimin

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

E 10-ta për Vëllaznimin


20 February, 2020 @13:37

Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, pas titullit në Kupën e Kosovës në kuadër të Ligës së Parë, vazhdoi me fitore edhe në kuadër të ligës.

Vëllaznimi e mposhti Vushtrrinë me rezultat 70-74.

Vushtrria ishte në epërsi në dy çerekët e parë, derisa Vëllaznimi e kontrolloi ndeshjen në pjesën e dytë, për ta regjistruar fitoren e 10 të sezonës.

Koshashënuesi më i mirë te Vëllaznimi ishte amerikani Terrick Phillips me 23 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Arion Balluku me 17 pikë, 10 asistime e 6 kërcime, Albatrit Berisha me 11 pikë e 12 kërcime dhe Rron Koshi me 10 pikë të tjera.

Te Vushtrria u dalluan Erhan Sholla me 21 pikë, 10 kërcime e 6 asistime, Mendrit Ademi me 16 pikë, Engjëll Ramaj me 14 pikë dhe Albion Imeri me 11 pikë.

TABELA AKTUALE

Skuadra e vetme pa humbje deri më tani, Vëllaznimi, ka bilanc prej 10 fitoreve, kurse Vushtrria me 4 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e gjashtë.

Në xhiron tjetër Vëllaznimi takohet me Borean, kurse Vushtrria me Prishtinën e Re.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë