Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - RAHOVECI

E 4-ta rresht për Rahovecin, përkohësisht në krye të tabelës

E 4-ta rresht për Rahovecin, përkohësisht në krye të tabelës


25 January, 2020 @21:02

Në ndeshjen e dytë të ditës së sotme në kuadër të xhiros së 22 në Superligën e Kosovës në basketboll, Rahoveci e mposhti Trepçën me rezultat 82-92.

Nënkampioni i Superligës, Rahoveci, në shumicën e kohës e mbajti epërsinë dhe e kontrolloi ndeshjen deri në fund për ta regjistruar fitoren e radhës në Superligë.

Alban Veseli shkëlqeu me 25 pikë, 4 kërcime e 3 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Darrell Davis me 22 pikë e 6 kërcime.

Në anën tjetër nuk mjaftuan 33 pikët e DJ Hanes dhe 17 pikët e Alante Fennerit për fitore. Këta dy lojtarë ishin të vetmit te skuadra mitrovicase që luajtën me pikë dyshifrore.

TABELA AKTUALE

Për Rahovecin kjo ishte fitorja e katërt rresht dhe e 15-ta në total krahas 5 humbjeve. Vreshtarët përkohesisht ngriten në krye të tabelës, derisa Trepça ka bilanc prej 4 fitoreve e 15 humbjeve.

Në xhiron tjetër Rahoveci takohet me Bashkimin, kurse Trepça me Prizrenin.


 
Të gjitha lajmet nga