PRISHTINA E RE - DON BOSKO
E dyta me radhë për djelmoshat e Spaqit
21 October, 2018 @14:03
Don Bosko duke e mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 80-83, e regjstroi fitoren e dytë të stinorit.
Gent Shala dhe Rron Kurti ishin koshashënuesit më të mirë te skuadra e trajnerit Valentin Spaqi, me nga 22 pikë të shënuara, ndërsa në anën tjetër u dallua Luftim Cikaqi me 22 pikë e 13 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.
Kjo ishte fitorja e dytë e Don Boskos, ndërsa humbja e dytë e Prishtinës së Re pas dy xhirove të zhvilluara.