YLLI - PRISHTINA
Mayfield e Boukichou mbi gjysmën e pikëve në fitore
20 October, 2018 @20:48
Dyshja e huaj e Prishtinës, Demario Mayfield e Khalid Boukichou, kanë shkëlqyer në fitore të bardhekaltërve ndaj Yllit në Suharekë, 64-82.
Bashkë, ata kanë shënuar mbi gjysmën e pikëve të ekipit të drejtuar nga Damir Mulaomerovic, derisa Mayfield shënoi 24 (5/8 për tre pikë) e Boukichou 23 pikë, 6 kërcime e 1 bllokadë në fitore.
Prishtina ka vazhduar formën e shkëlqyer në Superligë, duke e shënuar fitoren e pestë nga 5 ndeshjet e para të stinorit.
Në anën tjetër ekipi i ish-trajnerit të Prishtinës, Arben Krasniqi, Ylli, i ka bërë ballë bardhekaltërve vetëm në çerek të parë, 16-19. Më pas loja ka qenë pandalë në dorë të mysafirëve të cilët kanë shkuar lehtë deri te fitorja e radhës.
Asnjëri nga forcat vendore të Yllit nuk ka arritur të shënojë pikë dyshifrore sonte, ku Leonard Mekaj përfundoi ndeshjen me 4, Ardit Pepaj me 8 e Artin Gashi me 6 pikë të shënuara. Te vendasit më efikasi ka qenë Robert Jones III me 22 pikë.
Nga forcat vendore, i njejti tregim edhe te Prishtina, përveç Dardan Berishës që shënoi 11 pikë.