OLYMPIACOS - ARMANI MILAN
Deklasohet Olympiacosi
19 October, 2018 @23:32
Skuadra italiane, Olimpia Milan, sonte ia shkaktoi Olympiacosit humbjen e parë në këtë stinor, duke e mposhtur me rezultat 75-99.
Pjesa e dytë e lojës ishte ajo që e përcaktoi fituesin, pjesë në të cilën italianët u treguan dukshëm më të mirë.
Basketbollistët më të mirë te italianët ishin Mike James me 22 pikë dhe 5 asistime, Nemanja Nedovic me 20 pikë dhe Vladimir Micov me 19 pikë, derisa te grekët më i miri ishte Nikola Milutinov, i cili luajti me double-double prej 15 pikëve dhe 10 kërcimeve.
Në xhiron e radhës, Milano e pret Khimkin, kurse Olympiacos e pret Maccabi Tel Avivin.
Momentalisht, që të dyja skuadrat e kanë bilancin e njëjtë, 2 fitore e një humbje.