STEPHEN CURRY
Sekreti i 500 shutave
19 October, 2018 @14:16
Njëri ndër basketbollistët më të mirë në botë aktualisht, Stephen Curry, në nji bisedë me spanjollen Marca, ndër të tjera ka treguar edhe sekretin e shutit të tij.
Curry njihet si njëri ndër lojtarët më preciz të këtij sporti, ndërsa me harkun që krijon shuti i tij, befason shumë kundërshtarë dhe bëhet ndër më të pandalshmit në histori.
“Përgjatë stërvitjes së rregullt, unë mundohem që t’i shutojë 500 treshe nga pozitat e ndryshme ashtu që të adaptohem sa më mirë për lojë dhe për vështirësitë gjatë lojës,” ka thënë Curry.
“Nëse shihni atë që bëj në lojë, dijeni se për këtë unë ushtrojë shumë dhe ky është rezultat direkt i stërvitjes. Në fund, ndoshta nga ato 500 shuta i shënoj vetëm 50, mirëpo për atë gjë nuk e lodhi fort mendjen,” ka shtuar ylli i Golden State Warriors.
“Sa i përket krahasimit me Ray Allenin dhe Reggie Millerin, mund të them se ndihem mirë që futem në mesin e dyshes, që për mua janë legjenda të këtij sporti dhe kanë hapur dimesione të reja në këtë lojë,” ka bërë të ditur ndër të tjera Curry.