TOP PERFORMANCES @ GW 4
TOPSPORTI/ A. P.
TOP performancat në Superligë (IV)
17 October, 2018 @23:00
Pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve të xhiros së katërt në Superligë të Kosovës në basketboll, Eurobasket.com ka përzgjedhur lojtarët më të dalluar të xhiros.
Më i miri i xhiros së katërt është përzgjedhur playmakeri i Prizrenit, Elliott Cole, që për këtë stinor ka marrë për herë të parë epitetin e TOP lojtarit të javës nga ky portal.
Cole 24 vjeç ka shënuar 42 pikë, 3 kërcime e 6 asistime në fitoren befasuese të ekipit të tij ndaj Yllit në fundjavën që e lamë pas.
Pas tij, në vend të dytë është renditur alo-qendra e Trepçës, Besnik Azemi, që ka pasur performancë të jashtëzakonshme ndaj Rahovecit, por pamjaftueshëm për fitore. Azemi ka luajtur me 30 pikë e 12 kërcime në këtë ndeshje.
I treti në listë është DeShon Minnis i Rahovecit, që me performancën e tij ndihmoi vreshtarët për fitoren minimale dhe ruajtjen e epitetit të ekipit të pamposhtur në Superligë. Minnis luajti me 20 pikë, 12 asistime dhe 5 kërcime në këtë ndeshje.
Të tjerët në listë janë renditur kështu: 4. Dardan Berisha (Prishtina), 5. Blendi Kadusha (Borea), 6. Kyan Anderson (Prishtina), 7. Shpend Gashi (Borea), 8. Fred Richardson III (Rahoveci) dhe 9. Stacey Lambert (Lipjani).