FENERBAHCE - KHIMKI
Nënkampioni nuk gabon
17 October, 2018 @22:12
Nënkampioni i Euroligës, Fenerbahçe, e mposhti skuadrën ruse Khimki me rezultat 93-85.
Skuadra turke pjesën e parë të ndeshjes e mbylli me 11 pikë epërsi 54-43, por me të filluar pjesa e dytë, Khimki me një seri prej 10-0, e ngushtoi dukshëm rezultatin.
Gjithsesi, skuadra e trajnerit Zeljko Obradovic u këndell menjëherë, sidomos me treshet e Ali Muhammedit dhe e mposhti kundërshtarin në Stamboll.
6 lojtarë luajtën me pikë dyshifrore te Feneri, derisa më i dalluari ishte italiani Nicolo Melli me 16 pikë të shënuara. Te Khimki sikurse në ndeshjen e parë kundër Olympiacosit, edhe në këtë ndeshje më i miri ishte Alexey Shved, i cili luajti me 26 pikë.
Fenerbahçe ndeshjen e xhiros së tretë në Euroleague do ta luajë të premtën kundër Zalgirisit, ndërsa Khimki kundër Anadolu Efesit.