Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - PRISHTINA

E dyta rresht për Yllin, Prishtina pëson përsëri

FOTO / Ylli

E dyta rresht për Yllin, Prishtina pëson përsëri


26 December, 2020 @17:16

Ylli ka regjistruar një fitore me vlerë të madhe ndaj Prishtinës.

Skuadra suharekase e mposhti kundërshtarin me rezultat 78-73.

Prishtina e mbylli pjesën e parë me 3 pikë epërsi, por në pjesën e dytë Ylli e kërkoi fitoren më shumë dhe e arriti fitoren e dytë me trajnerin turk Fatih Gezer.

Cody John me 16 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te Ylli, derisa u dalluan edhe Samir Zekiqi me 13 pikë dhe Valon Bunjaku, Egzon Kuqi dhe Demetris Morant me nga 12 pikë secili.

Te Prishtina në skenë ishin lojtarët me përvojë, Fisnik Rugova dhe Edmond Azemi. Rugova luajti me 19 pikë e 4 kërcime dhe Azemi me 17 pikë e 5 kërcime.

TABELA AKTUALE

Ylli e regjistroi fitoren e gjashtë të stinorit, kurse për Prishtinën ishte humbja e tetë e stinorit.

Në xhiron tjetër Ylli takohet me Vëllaznimin, derisa Prishtina e pret Prizrenin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga