Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROLEAGUE

E humbën ndeshjen me qëllim!

E humbën ndeshjen me qëllim!


18 December, 2015 @10:00

Dy skuadrat e grupit D në Euroleague, Darussafaka dhe Maccabi Tel Aviv, u përballën dje me njëra tjetrën në ndeshjen e fundit të tyre grupore, e cila ishte edhe vendimtare për ta përcaktuar se cila nga këto dy skuadra do të kualifikohej në TOP 16.

Darussafaka për t’u kualifikuar në TOP 16 i kishte dy mundësi, ose ta fitonte këtë ndeshje, ose të humbte me më pak se 11 pikë disavantazh, pasi që në ndeshjen e parë kundër Maccabit, turqit kishin fituar me epërsi prej +11 pikëve (73-84), që do të thoshte se në rast të fitores së Maccabit, pikët në tabelë do të barazoheshin dhe më pas do të shikohej koshaverazhi në ndeshjet e ndërmjetme.

E gjithë kjo dukej fare lehtë e realizueshme për Darussafakan, kur kishin mbetur edhe 1 minutë e 23 sekonda lojë, pasi rezultati në semafor ishte 65-65, dhe një fitore me +11 pikë e Maccabit për një kohë aq të shkurtër dukej e paaritshme.

Mirëpo në atë moment trajneri i Maccabit, Zan Tabak, vendosi të ndryshojë strategji, duke synuar që ndeshjen ta dërgojë në vazhdime, në mënyrë që të përfitojë më shumë kohë për ta arritur qëllimin.

E kjo edhe shkaktoi lojë të çuditshme te ekipi izraelit, i cili filloi të luajë vetëm në mbrojtje, por një faul gjatë kërcimit në mbrojtje që iu shkaktua ndaj basketollistit të Darussafakas e prishi baraspeshën në rezultat.

Ndërsa krejt në fund, basketbollistët e Darussafakas u pajtuan madje edhe ta humbin ndeshjen vetëm e vetëm që të mos luhen edhe 5 minuta lojë shtesë.

Në fund, Darussafaka megjithë humbjen e siguroi kualifikimin në TOP 16 të Euroleagues, derisa Maccabi do t’i vazhdojë garat europiane në Eurocup.


Video



 
Të gjitha lajmet nga Euroleague