LAKERS

REUTERS/Lucy Nicholson
E thyen akullin
5 November, 2012 @16:12
Pas transferimeve senzacionale që e bëri skuadra Lakers, të gjithë menduan se do të dominojnë që nga fillimi i stinorit, por ata fitoren e parë arritën në ndeshjen e katërt kundër Detroitit, që gjithashtu nuk kishte fitore.
Skuadra hollywoodiane, në këtë ndeshje nuk mundi ta shfrytëzojë dirigjentin Steve Nash, i cili është i lënduar, por nuk ndikoi shumë mungesa e tij.
Deri në fund të ndeshjes, kontrollin e kishin lojtarët e trajnerit Mike Brown, ku e përfunduan ndeshjen me rezultat 108-79.
Ylli i ndeshjes ishte Dwight Howard i cili shkëlqeu me 28 pikë, 7 kërcime dhe 3 bllokada. Ndërsa në anën tjetër Jonas Jerebko luajti me 18 pikë.
Pra kjo ishte fitorja e parë e Los Angeles Lakersit, ndërsa Detroit Pistons ende vazhdojnë të jenë pa fitore.
Rezultatet e takimeve:
Lakers - Pistons 108-79 Oklahoma - Atlanta 95-104 Orlando - Phoenix 115-94 Toronto - Minnesota 105-86 New York - Philadelphia 100-84