Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - BASHKIMI

E treta rresht për kampionin!

E treta rresht për kampionin!


23 October, 2022 @21:09

Ylli ka shënuar fitore të radhës, të pritur ndaj Bashkimit sonte, në një përballje ku gjithçka interesante deri në fund të ndeshjes, ndërsa suharekasit përmbysën prizrenasit në çerek të fundit të ndeshjes për triumfin 76-73 [19-19, 24-18, 16-22, 17-14]. Ylli nuk shënoi asnjë pikë gati në 2 minutat e fundit të ndeshjes. Por Bashkimi dështoi në tentime që kishte për t’i përmbysur ata.

Në çerek të fundit disa herë u ndërruan epërsitë te ekipet, ndërsa asnjëra nuk kaloi më shumë se tre pikë përpara, e kur Henrik Sirko qëlloi për tri pikë 1 minutë e 51 sekonda para fundit të ndeshjes për 76-71, kampioni më nuk shënoi deri në fund të duelit!

E në vazhdim u shëuan krejt edhe dy pikë dhe atë në sekondën e fundit të ndeshjes, kur tashmë Ylli kishte siguruar fitoren, derisa më parë Altin Morina dështoi për tri pikë, dy pikë dhe në fund shënoi Curtis Jones për 76-73.

Lajm i mirë te Ylli rikthimi i kapitenit Gëzim Morina, që fitoi 6 minutat e para të stinorit, dukë bërë 2 kërcime në këtë ndeshje. Ndërsa Henrik Sirko me 21 pikë të shënuara, 7 asistime e 8 kërcime ka qenë ndër më të mirët në ndeshje.

TABELA AKTUALE

Chris Harris kreu lojën em 14 pikë e 10 kërcime, ndërsa 17 pikë shënoi Rashun Davis, për të çuar ekipin drejt fitores së tretë me radhë dhe daljes nga pjesa e poshtme e tabelës për herë të parë këtë stinor.

Te Bashkimi, prej sonte i drejtuar nga Edin Kërveshi pas largimit të Darko Radulovicit nga detyra, Prentiss Nixon me 15 pikë, 4 asistime e 6 kërcime ka qenë më i dalluari, ndërsa Fahro Alihodzic kreu lojën me double-double të 13 pikëve dhe 10 kërcimeve.

Altin Morina luajti me 14 pikë, ndërsa shutoi 3/13 për tri pikë! Dajuan Graf në ndeshjen e parë ndaj ish-ekipit të tij luajti me 8 pikë e 6 asistime.

Fitorja, çon Yllin lart në tabelë për herë të parë këtë stinor, derisa suharekasit kampionë aktual të Superligës mbyllin ciklin e parë të ndeshjeve në elitë me bilanc 3-4.

Bashkimi në anën tjetër, me 2-5 mbyll ciklin e parë në zonën e rrezikshme të tabelës, si ekipi i parafundit më i dobët i elitës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga