GRUPI D: SERBIA - TURQIA
E udhëhequr nga Bogdanovic, Serbia mposht Turqinë
4 September, 2017 @21:57
Në takimin më interesant të ditës, Serbia ka shënuar fitore ndaj përfaqësueses së Turqisë.
Takimi ishte mjaft interesant dhe dhuroi shumë emocione, veçanërisht në çerekun e fundit kur turqit ‘u zgjuan nga gjumi’ dhe filluan të riktheheshin në lojë me treshet e shënuara nga Mahmutoglu e Osman, mirëpo në momentet më kritike të ndeshjes, në skenë doli ylli Bogdan Bogdanovic, i cili personalisht shënoi 10 pikë radhazi dhe nuk lejoi humbjen e përfaqësueses serbe.
Përkundër entuaziamit të publikut turk në sallë dhe luftës deri në fund, Turqia u detyrua të pajtohej me humbje me rezultat 80-74.
GRUPET DHE ORARI - EUROBASKET 2017
Bogdanovic ishte lojtari më i dalluar te Serbia me 17 pikë të shënuara, derisa 15 shtoi edhe Jovic. Në anën tjetër, te Turqia u dalluan Mahmutoglu me 19 pikë dhe Osman me 13.
Sa i përket Kenan Sipahit, ai takimin e sontëm e mbylli me 6 pikë (2 treshe), 1 kërcim e 2 asistime.