STREETBALL KOSOVA INTERNATIONAL 2017
Malazezët triumfojnë në Streetball Kosova 2017
Tekst: Streetball Official
3 September, 2017 @21:49
G-Unit, nga Mali i Zi, është fitues i turneut të dytë ndërkombëtar të Streetballit, “Streetball Kosova International 2017”, i njohur zyrtarisht nga FIBA 3x3, që u mbajt për në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
Në finale malazezët arritën të mposhtin kampionin në fuqi Nord Gym nga Bullgaria, me rezultat 21:15, për të fituar për herë të parë këtë turne.
Kampioni i “Raiffeisen Streetball Kosova International 2017”, skuadra G-Unit po ashtu ka fituar edhe të drejtën për kualifikim për në garën Challenger të Berlinit, që zhvillohet javën e ardhshme.
Në Streetball Kosova 2017”, morën pjesë tri skuadra kosovare si dhe ekipet të tjera nga Bullgaria, Rumania, Mali i Zi, e Shqipëria.
Turneut ndërkombëtar, i parapriu gara nacionale e Streetballit të Kosovës, me fitues Che Barin, kampionin e pesëfishtë të garës në një kosh në Kosovë.
Për herë të parë në histori të streetballit kosovar, Streetball Kosova ka promovuar infrastrukturën e nivelit më të lartë botëror, sipas FIBA 3x3 Basketball: fushën zyrtare (Sport Court), koshin Schelde “Sam 3x3” dhe topat oficial Wilson.
Fituesi i FIBA 3x3, G-Unit, do të kualifikohet në Berlin Berlin Challenger, si pjesë të rrugës për Mexico City Masters në kuadër të FIBA 3x3 World Tour 2017.
Në vitin 2017 Streetbolli është pranuar si sport olimpik dhe debutimin e tij do të ketë në lojërat olimpike verore “Tokyo 2020”, po ashtu një dritare e re për sportistët kosovare në arenën ndërkombëtare.