GRUPI A: FINLANDA-POLONIA
Markkanen shkëlqen, Finlanda mposht Poloninë pas dy vazhdimeve
3 September, 2017 @22:25
Ylli i ri i basketbollit finlandez, Lauri Markkanen, ka shkëlqyer edhe sonte në një ndeshje ku Finlanda mposhti pas dy vazhdimeve Poloninë, në ndeshjen e rrethit të tretë të Grupit A të Eurobasket 2017.
Markkanen ka bartur barrën kryesore në fund të kohës së rregullt, për të çuar ndeshjen në vazhdime, ndërsa më pas Finlanda, tek në vazhdimin e dytë ka shënuar fitore 90-87 ndaj polakëve.
Qendra 213 centimetërshe e Chicago Bullsit, Markkanen, ka përfunduar ndeshjen me 27 pikë e 9 kërcime, ndërsa performancë fenomenale ka pasur edhe Petteri Koponen që luan te Barcelona, duke shënuar 21 pikë, 7 asistime dhe 4 kërcime në fitoren e dytë të skandinavëve në grup.
ORARI I NDESHJEVE DHE TABELA AKTUALE
Te Polonia, kapiteni Adam Waczynski dhe amerikani i natyralizuar A. J. Slaughter kanë shënuar nga 18 pikë në këtë ndeshje, që zgjati 50 minuta për të gjetur triumfuesin.
Duelin e radhës, Finlanda e luan ndaj Greqisë, ndërsa Polonia ndaj Francës.